
Saga 23-vjeçare e një ndërtimi të mbajtur peng! Denoncimi kundër gjykatave!
Dritare.net
Në një denoncim të fortë, Ded Kola, përfaqësues ligjor i firmës 'Taçi Konstruksion Milenium', shpalos një betejë ligjore 22-vjeçare për një ndërtesë të marrë peng nga ndërtuesi Namik Pelivani. Sipas denoncuesit, ndërtuesi jo vetëm që nuk ka dorëzuar objektin që prej vitit 2002, por ka përdorur vonesat për të krijuar penalitete artificiale ndaj investitorit.
Kulmi i kësaj padrejtësie, sipas Z. Kola, erdhi në gjykatën e shkallës së parë, ku gjyqtari Altin Shkurti, pa e shqyrtuar dosjen, mori një vendim tronditës: penalizoi kompaninë e tij me një gjobë prej 2 milionë dollarësh si dëmshpërblim për ndërtuesin që nuk kishte përmbushur detyrimet. Ky vendim absurd shënoi vetëm fillimin e një odiseje të gjatë dhe të dhimbshme nëpër labirintet e sistemit të drejtësisë shqiptare, ku viktima kthehet në fajtor./dritare.net

















