Na ndiqni edhe në

Emisionet

Dhuro gjak të shpëtosh tre jetë dhe tënden katër!

Dhurimi i gjakut është një akt humanitar, por përpara se të arrini te dhënia e gjakut, ekziston një proces i rëndësishëm për të garantuar sigurinë e dhuruesit dhe marrësit.

Dhuro gjak të shpëtosh tre jetë dhe tënden katër!

Ky proces fillon në dhomën e seleksionimit në Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut. Gazetarja Rudina Xhunga shkoi për të parë nga afër procesin, i cili nis nga pyetjet konfidenciale me mjekun për të identifikuar çdo rrezik potencial deri në plotësimin e kritereve të tjera, që lidhen me sëmundjet kronike.

Më pas, kryhen dy kontrolle të thjeshta por thelbësore: matja e tensionit të gjakut dhe nivelit të hemoglobinës. Për hemoglobinën, vlera duhet të jetë mbi 12.5 g/dL për femrat dhe 13.5 g/dL për meshkujt për t'u kualifikuar.

Ky test i shpejtë, që bëhet me një shpim të vogël në gisht, është vendimtar për të siguruar që dhuruesi nuk është anemik dhe mund ta përballojë dhurimin pa probleme.

Vetëm pasi kalohen me sukses këto hapa, një person konsiderohet i përshtatshëm për të dhuruar gjak.

Ndiqeni të plotë emisionin, në YouTube, Dritare TV!/dritare.net