
Azgan Haklaj: Mijëra familje shqiptare në Kosovë ende nuk dinë fatin e familjarëve, krimet e Serbisë gjatë luftës janë të rënda
Dritare.net
Përtej retorikës politike dhe betejave ligjore, krimet e luftës në Kosovë kanë një dimension tragjik njerëzor, të pasqyruar në shifra të frikshme.
Në “Dekalog” Azgan Haklaj foli për pasojat e agresionit serb, ku theksoi se Beogradi ka kryer mbi 100 vrasje masive në Kosovë, duke lënë pas një bilanc tragjik prej rreth 13,000 civilësh të vrarë.
Haklaj tha se 1,263 fëmijë nën moshën 18 vjeç humbën jetën, 20,000 grave dhe vajza shqiptare u përdhunuan po ashtu nga forcat serbe.
Përveç kësaj, fati i rreth 1,600 personave ende mbetet i pazbardhur, duke lënë mijëra familje në ankth të përhershëm.
U përmendën masakra specifike si ajo e Reçakut, Likoshanit, Krushës dhe Dubravës, ku u vranë të burgosur lufte. Këto shifra shërbejnë si një kujtesë e dhimbshme e asaj që ndodhi dhe nxjerrin në pah paradoksin e hidhur ku çlirimtarët e një populli gjenden në bankën e të akuzuarit, ndërsa autorët e gjenocidit shpesh mbeten të pandëshkuar.

















