Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Të famshmit që kanë bërë tatuazhe për ish-partnerët

Të famshmit që kanë bërë tatuazhe për

Janë të shumta çiftet të cilët i dedikojnë tatuazhe njëri-tjetrit, si një formë për të shprehur dashurinë. Sigurisht, edhe personat e famshëm nuk mund të mos ishin pjesë e këtij trendi. Ndër vite emra të njohur kanë bërë tatuazhe të njëjta ose dedikime për partnerin e tyre. Por në momentin që këto çifte janë ndarë, kjo vepër dashurie, kthehet në gabim. Ja cilët janë disa prej të famshmëve të cilët kanë hequr tatuazhet për ish-partnerët ose i kanë modifikuar ato!

Angelina Jolie

angelina-1484863555

Aktorja shtoi pranë tatuazhit të dragoit, emrin e ish-bashkëshortit Billy Bob. Çifti qëndroi së bashku për tre vjet, por pasi u ndanë Jolie e zëvendësoi emrin e Bob me kordinatat e emrave dhe datat e ditëlindjeve të fëmijëve të saj, së bashku me atë të Pitt. Po tani që çifi nuk janë më së bashku, a do ta fshij Jolie emrin e Brad?

Rihanna

riri-final-1484855796

Këngëtarja dhe Chris Brown bënë të njëtin tatuazh me yje. Por pas ndarjes së tyre të zhurmshme, Rihanna e modifikoi tatuazhin.

Kaley Cuoco

kaley-real-1484854922

Pas divorcit të vështirë nga ish-bashkëshorti Ryan Sweeting, aktorja e famshme e serialit Big Bang Theory mbuloi tatuazhin e datës së martesës me numra romak, duke e zëvendësuar me një flutur.

Zayn Malik

zayn-1484846674

Gjatë kohës kur Zayn ishte i lidhur më këngëtaren e grupit britanik Little Mix, Perrie Edwards, vendosi t’i bëjë një surprizë të dashurës së vet, duke shënuar në trup fytyrën e saj, në formën e një kukulle. Pas ndarjes së tyre, Malik e mbuloi tatuazhin e ish të dashurës së tij. Ishte pikërisht GiGi Hadid,e dashura e re, e cila e publikoi këtë gjë, nëpërmjet një postimi në snapchat.

Iggy Azalea

iggy-real-1484854597

Ylli i pop-it kishte të shënuar në gishtat e saj “Live, Love, A$AP” (Jeto, Duaj, A$AP). Tatuazh dedikuar repistit A$AP Rocky. Pas ndarjes së tyre, Azalea vendosi një ‘’X’’ në emrin e A$AP.

Marc Anthony

marc-anthony-new-1484858238

Gjatë martesës me këngëtaren Jennifer Lopez, Anthony bëri një tatuazh me emrin e bashkëshortes. Por pasi çifti u nda, këngëtari e zëvendësoi “Jennifer” me një tatuazh abstrakt.

Pamela Anderson

pamela-anderson-new-1484856437

Aktorja bëri tatuazh unazën e martesës. Por pasi u nda nga Tommy Lee në 1998, Anderson e hoqi tatuazhin. Vajza mos hiqni dorë nga unazat reale.

Mariah Carey

mariah-real-1484855177

Këngëtarja i dedikoi një tatuazh Nick Cannon, një flutur dhe emrin “Nick”. Por pasi çifti u nda, Carey hoqi emrin e Nick, duke lënë vetëm fluturën.

Nas

nas-final-1484857803

Këngëtari zëvendësoi tatuazhin e fytyrës së ish-bashkëshortes me një luan. Por Nas vendosi të linte trupin e saj, duke pasur tashmë një luan me gjoksin e një femre.

Eva Longoria

eva-longoria-tat-1484773267

Gjatë kohës kur Longoria u divorcua nga basketbollisti, Tony Parker, aktorja nuk kishte një, por tre tatuazhe në trup dedikuar atij. Në kyçin e dorës kishte datën e martesës, në qafë kishte numrin 9( numri i fanellës së Parker) dhe inicialet e tij në një vend intim të pazbuluar. Për dy tatuazhet e parë është e konfirmuar se aktorja i ka hequr por nuk dihet se çfarë ka bërë me inicialet e Parker./ dritare.net