Të dielën rikthehet shiu

Një ditë më parë në vendin tonë, një stuhi shiu dhe ere, ka pushtuar shumë qytete duke sjellë edhe probleme të mëdha.

Sipas Sherbimit Meteorologjik Ushtarak, moti do të jetë i qëndrueshëm dhe me diell deri të shtunën, duke bërë që të dielën të rikthehen shirat.

 

 

“Në Kuçovë era shënoi shpejtësi 30 metra për sekondë. Qarqet më të goditura ishin Shkodra, Lezha, Berati, Vlora, Gjirokastra, për t’u spostuar drejt Greqisë. Siç pritej kemi një rënie të temperaturave.

Vlera minimale sot u regjistruan në Peshkopi, 9 gradë celsius, dhe mesdita nuk i kalon 30-31 gradë celsius në zonat e ulëta dhe ato bregdetare. E premtja dhe e shtuna do të sjellin rritje të temperaturave deri në 32-33 gradë”, tha Besa Sherollari, Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

LEXO DHE :  Arben Ristani: Ramën nuk po e rrëzojmë dot me asnjë mënyrë

Situata po njeh përmirësim, megjithëse temperaturat zbriten direkt me 7 gradë.

“E premtja dhe e shtuna do nisin me mot te kthjellet, por me vranësira pasditeve të shoqëruara me reshje shiu në relievet malore, në verilindje dhe juglindje. Dita e shtunë do të jetë ideale për plazh me temperatura deri ne 32 grade celsius, ndërsa e diela do të nisë me reshje”, shton Besa Sherollari.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak në zona si Shkodra, Shëngjini,Lezha, Kruja pati deri ne 230 shkarkesa elektrike ne 5 minuta. Në këto zona pati edhe dëmtim të linjave elektrike

“Fillimi i javës nis me mot të kthjellet, por mesdita dhe pasditja me reshje shiu ne vendet malore”,-thotë, Shërbimi Meteorologjik Ushtarak./ I.M-Dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.