
Takimi presidencial i G20 në Gjermani, mes tyre edhe një shqiptare
Dritare.net

Samiti i G20 u mbajt nga datat 7- 8 në Hamburg të Gjermanisë. Presidentët dhe kryeminstrat e vendeve me të fuqishme ekonomike në botë, diskutuan për luftën kundër terrorizmit, ndryshimet klimatike, çështjet e tregtisë së lirë etj. Kancelarja gjermane, që ishte mikëpritsja e këtij samiti, zhvilloi takime me Donald Trump, Theresa May dhe presidentin e sapo zgjedhur të Francës, Emmanuel Macron. Një takim i shumëpritur ishte edhe ai mes Trump dhe Putin, ku për herë të parë shtrënguan duart.
Në mbështetje të Samitit G20 në Hamburg, u mbajtën një sërë koncertesh nga këngëtarët dhe artistët më të famshëm të botës, si brenda Pallatit të Kongreseve dhe jashtë ambienteve të tij. Po në Hamburg në Filarmoninë më të famshme botërore u dha një koncert me muzikë klasike, ku morën pjesë edhe Donald Trump dhe Melania Trump.
E ftuar si pjesëmarrëse ishte edhe një vajzë shqiptare, studente e shkencave -politike nga University of Toronto- Munk School of Global Affairs në Berlin, Ornela Mulla.
Por, ky samit nuk kaloi pa kontradikta, veçanërisht për Marrëveshjen e Parisit mbi klimën globale dhe shfuqizimin e subvencioneve të karburanteve. Gjithashtu, Hamburgu përjetoi dy ditë ferri, për shkak të protestave të dhunshme.
Protestuesit mësyn rezidencën ku ishte akomonduar presidenti Trump duke bërë të pamundur qarkullimin e lirë të Melania Trump, si dhe sulmuan hotelin ku ishte vendosur presidenti Putin.
Situata i doli jashtë kontrollit policisë dhe qeverisë së Hamburgut, prandaj kërkuan përforcime nga shtete të tjera rreth Gjermanisë.
Qarkullimi i lirë i qytetarëve u bë pothuajse i pamundur, dyqanet dhe shumë institucione u mbyllën, pasi protestues nga gjithë bota vërshuan nëpër rrugët e Hamburgut. U angazhuan 20.000 mijë policë forca policore, ndërsa kancelaria Merkel u bëri thirrje demonstruesve që të qëndronin të qetë kur të protestonin kundër Samitit G20./Dritare.net

















