

Marrëveshja e Parisit për Klimën e nënshkruar në vitin 2015 nga 195 vende, është pakti i parë ligjor për luftimin e ndryshimeve klimatike. Me këtë marrëveshje pothuajse çdo vend është pajtuar vullnetarisht të reduktojë emetimet e gazrave sere. Por Trump ka deklaruar se industria e naftës dhe qymyrit në SHBA, i ka bërë atij presion që të tërhiqet.
“Për të përmbushur detyrën time solemne për mbrojtjen e Amerikës dhe qytetarëve të saj, Shtetet e Bashkuara do të tërhiqen nga akordi i Parisit për ndryshimet klimatike, për të nisur negociatat për të rihyrë në marrëveshjen e Parisit, ose në një marrëveshje tërësisht të re me kushte më të drejta për Shtetet e Bashkuara”- tha Trump./ dritare.net

















