Sultjashi, ëmbëlsira e gjyshes tënde

Shpesh here përgatis sultjash kur më ngelet pak qumesht dhe nuk dua ta lë në frigorifer për shumë kohë, më mirë të konsumhet i freskët. Sultjashi mund të shëberhet edhe i ftohtë në këto ditë të nxehta. Për të përgatitur këtë ëmbëlsirë nuk duhet të jeni shumë ekspert në kuzhinë pasi veshtirësia është pothuajse zero.

Për të përgatitur receten e sultjashit për 4 persona ju duhen përbërsit e mëposhtëm:

  • 4 gota uji me qumësht
  • 1 gotë uji me oriz
  • gjysëm gote uji me sheqer
  • kanellë pluhur

Për të përgatitur sultjash veproni në këtë mënyrë:

  1. Merni një tenxhere që nuk ngjit, shtoni gjysëm gote me ujë dhe orizin dhe e lini në zjarr tëulet deri sa orizi te ziej dhe te thithi pothuajse te gjithë ujin. Ky proces bën të mundur zjerjen mirë të orizit.
  2. Shtoni tek tenxherja te gjithë qumështin dhe e lini të ziej bashkë me orizin duke trazuar herë pas here. Kini kujdes pasi qumështi kur zien fryet dhe mund të dali nga tenxherja.
  3. Kur qumështi të jetë i trasformuar në një lëng kremoz dhe orizi të ketë zier plotësish shtoni sheqerin dhe e lini të ziej edhe për 5 minuta te tjera.
  4. E hiqni sultjashin nga zjarri dhe e hidhni direkt në enë te posatshme pasi më vonë mund të ngrijë dhe të mari formën e tenxheres.
  5. Spërkateni sipër me kanellë pluhur dhe e shërbeni ose te vakët ose te ftohtë.

Ju bëftë mirë!

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.