

Më shumë se 300 paralajmërime për përmbytje, janë lëshuar në të gjithë Anglinë. Gjithashtu për shkak të shirave të vazhdueshëm, është lëshuar paralajmërimi i rrezikut për jetën.
Sarah Bridge, 55 vjeç, e krahasoi këtë stuhi me një tornado dhe tha se uji kishte hyrë në shtëpi pavarësisht dyerve enkas që nuk lejojnë që uji të hyjë në banesë.
Energjia është ndërprerë në shumë zona, po kështu janë anuluar 170 fluturime duke lënë të paktën 25.000 udhëtarë në pritje./L.F-dritare.net

















