Studimi/ Ja sa kohë nga jeta jonë shpenzojmë duke bërë seks
E Diel 22 Maj 2016, 23:11
Dritare.net
Siç duket, mesatarisht një njeri do të kalojë më pak se 1% të jetës së tij/saj duke bërë seks.
0.45% për të qenë më të saktë…
Nëse kjo përqindje kthehet në shifër ditore, atëherë i bie diku 117 ditë në total.
Kjo do të thotë se më pak se gjysmë viti e kalojmë duke bërë seks gjatë tërë jetës dhe është sasi e vogël e kohës, duke e konsideruar atë se çfarë roli të rëndësishëm ka seksi.
Studimi kishte përfshirë më shumë se 9,000 njerëz nga SHBA, Britania e Madhe, Kanada, Gjermania, Franca, Meksika, Rusia, Koreja dhe Spanja, prandaj është pasqyrim i mirë i mesatares për këtë studim.
Vlen të ceket se një studim tjetër ka treguar se 29.75% të jetës njeriu e kalon duke qëndruar ulur, e që nëse shprehet në ditë i bie 7,709 ditë.