Na ndiqni edhe në

Sport

Tifozët kuqezi pushtojnë rrugët e Tiranës!

Tifozët kuqezi pushtojnë rrugët e Tiranës!

Atmosferë elektrizuese në Tiranë pak minuta para ndeshjes mes Shqipërisë dhe Serbisë, një sfidë e shumëpritur nga tifozët shqiptarë. Rrugët kryesore të kryeqytetit janë mbushur me tifozë të veshur kuqezi, të cilët kanë nisur festën me këngë, flamuj dhe kore të zjarrta në mbështetje të Kombëtares.

Policia e Shtetit ka marrë masa shtesë sigurie për të garantuar mbarëvajtjen e grumbullimeve dhe të atmosferës festive. Ndërkohë, ekranet gjigante në sheshe dhe baret e qytetit janë të mbushura me njerëz që presin me emocion ndeshjen e mbrëmjes./E.P-dritare.net