Masa ekstreme sigurie në Leskovac të Serbisë, snajperë dhe ekspertë dronësh
Dritare.net

Mbrëmja e sotme pritet të jetë e zjarrtë në Leskovac, ku Serbia dhe Shqipëria do të përballen në një ndeshje që pritet me interes të madh në të gjithë rajonin. Nuk është thjesht një duel për pikët e Botërorit, por një sfidë me ngarkesë të veçantë emocionale dhe historike, që shkon përtej futbollit.
Mediat ndërkombëtare kanë rikthyer në kujtesë incidentin e famshëm të vitit 2014 në Beograd, kur ndeshja u ndërpre për shkak të trazirave. Këtë herë, autoritetet serbe kanë marrë masa ekstreme sigurie: mbi 5 mijë efektivë policie, snajperë në ndërtesa dhe ekspertë dronësh do të monitorojnë çdo lëvizje.
Serbia kërkon të rikthehet te fitorja pas disfatës së rëndë 5-0 ndaj Anglisë, ndërsa Shqipëria e Silvynhos udhëton e motivuar pas pesë ndeshjeve pa humbje. Kuqezinjtë synojnë të shkruajnë historinë me një rezultat pozitiv në një nga transfertat më të vështira të grupit. Ky do të jetë përballja e katërt zyrtare mes dy kombëtareve, me bilanc të barabartë deri më tani./K.C/dritare.net