
Donnarumma apo Navas, PSG zgjedh kujt do i besojë portën!
E Shtunë 14 Maj 2022, 16:04
Dritare.net
PSG ka marrë vendimin se cili do t’i besojë portën në këtë sezon të ri.
Duket se Donnarumma do të jetë portieri titullar i PSG-së për sezonin e ardhshëm. Ky ka qenë vendimi i marrë tek kampionët e Francës.
Tashmë se çfarë do të bëjë portieri tjetër, Keylor Navas, ngelet për t’u parë. Ai mund të qëndrojë në Paris, nëse pranon të jetë zgjedhja e dytë e PSG.
Italiani Donnarumma kaloi një edicion me shumë vështirësi, ku e pa veten në portë vetëm 16 herë, përfshirë këtu kampionatin, Kupën dhe Champions League. PSG do synojë të jetë kompetitive për vitin e ardhshëm futbollistik dhe ka filluar nga puna që tani/M/K/dritare.net

















