SPAK forcon bashkëpunimin ndërkombëtar kundër krimit të organizuar
Dritare.net

SPAK intensifikon bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë në luftën kundër krimit të organizuar transnacional. Drejtuesi i SPAK, Klodjan Braho, mori pjesë në forumin IDEC40, të organizuar nga DEA në Buenos Aires, një prej takimeve kryesore globale për koordinimin e luftës kundër organizatave kriminale transnacionale.

Në kuadër të forumit, prokurorë të SPAK zhvilluan 12 takime të nivelit të lartë me homologë nga SHBA, Kolumbia, Ekuadori, Ukraina, Paraguai dhe Argjentina.

Takimet synuan forcimin e koordinimit operacional dhe shkëmbimit të informacionit për identifikimin dhe goditjen e grupeve kriminale që veprojnë përtej kufijve.

SPAK thekson se do të vijojë të thellojë bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë për të luftuar krimin e organizuar transnacional, në Evropë, Amerikën Latine dhe Shtetet e Bashkuara.