

Po ashtu edhe pasditja do të vijojë me kushte të qëndrueshme atmosferike duke bërë që moti i kthjellët dhe temperatura të larta të mbeten dominante në vend, zonat më të nxehta do të jenë zonat e ulta, ku termometri do të ngjitet deri në 37 apo 38 gradë Celcius. I nxehti do të na shoqërojë edhe gjatë orëve të natës.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rritje gjatë ditës së premte duke bërë që termometri në zona të veçanta të arrijë deri në 38 gradë C. Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe në det me shpejtësi 15 km/h nga drejtimi jugor dhe Jugperëndimor, duke bërë që në brigjet e Adriatikut dhe Jonit të gjenerohet dallgëzim i ulët

















