Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Skandali i Bashkisë me aktorët e Teatrit Migjeni

Skandali i Bashkisë me aktorët e Teatrit Migjeni
Aktorët e Teatrit “Migjeni” nuk kanë arritur dot ta gëzojnë deri në fund çmimin e fituar për të tretën herë radhazi në Festivalin e Komedisë në Mitrovicë, me veprën “Një krismë armiqësore”, me regji të Bruno Shllakut.

Aktorët Besnik Çinari dhe Drande Xhaj u vlerësuan po ashtu me çmime, por sapo kanë ardhur në Shkodër, në vend që të festojnë, janë përballur me një fakt shokues për ta. Një vendim i Këshillit të Ministrave detyron pushtetin lokal që të rrisë pagën e artistëve me 7500 lekë. Bashkia e Shkodrës e ka bërë këtë rritje, por sipas aktorëve, u ka ulur pagën bazë. Nga 7500 lekë shtesë, që duhej të merrnin, kanë marrë vetëm 1 mijë lekë, për shkak të uljes së bazës nga Bashkia. Aktorët Besnik Çinari dhe Drande Xhaj, me një karrierë të madhe, shumë çmime e miliona duartrokitje, e quajnë një turp këtë ngjarje, ndërsa shprehen se në një përgjigje nga Bashkia, janë barazuar me bordin e kullimit. Aktorët janë shprehur tepër të revoltuar për këtë mosvlerësim.

NGA ÇMIMI NË ZHGËNJIM

Aktori Besnik Çinari, duke treguar për pjesëmarrjen në Mitrovicë, ka ironizuar trajtimin që u bëhet atyre në Shkodër.

“Jemi kthyer nga Mitrovica, qyteti më me probleme në Ballkan dhe organizon një festival shembullor. Se ku i marrin paratë ata nuk e di, por di të them që Shkodra, djepi i kulturës jo vetëm i Shqipërisë, por mbarë trojeve shqiptare, nuk arrin të organizojë asnjë festival të tillë. Ka 9 vite që organizohet ky festival atje. Tri vite rresht kemi fituar çmimin e parë, aq sa kemi marrë pjesë. Një pritje e jashtëzakonshme në Mitrovicë. Në fakt, Bashkia Shkodër na ka ndihmuar shumë në këtë aktivitet, kemi ndarë nga 9 euro. Kishim për të marrë nga 10, por na u shtua edhe një, shkrimtari Fadil Kraja, kështu që i ndamë dhe në fund na takuan nga 9 euro. Kjo, me një fjalë, është me të thy kryet në pare. Kur kam parë Fadil Krajën duke marrë 9 euro, më është dhimbsur arti shqiptar. Madje edhe këto para janë kontribut personal i drejtores së teatrit, dhe jo Bashkisë. Dikush duhet që ta informojë kryetaren e Bashkisë, sepse ajo nuk e di, se shkodranët fitojnë çmime. Shkodra është maternitet i artit. Të paktën një mesazh urimi mund të na e kishte dërguar, por nuk ka këshilltarë që t’i thonë se kemi marrë çmimin e parë”, thotë aktori, teksa rrëfen se i është dashur të marrë edhe borxh për të paguar ndonjë të ftuar në teatër.

src="https://www.cdnimpuls.com/dritare.net/media/3a0ad35f71c7fa8859cf97f9bfc961a3.jpg" alt="image" width="1400" height="1080" class="alignnone size-thumbnail wp-image-30581" />

Aktorja Drande Xhaj

ULJA E PAGAVE

Përmes një humori të zi, aktori Çinari tregon për uljen e pagave. “Për rrogat, na ka ardhur një VKM, që thotë se shtohen pagat me 7500 lekë. Mirëpo, ngaqë i është dukur shumë Bashkisë Shkodër, se ne kemi pasur rrogë të mirë, 265 mijë lekë të vjetër, me e marrë me polici, se mos na i vjedh kush rrugës, kanë menduar të na ulin rrogat 4-5 vetave, ne që jemi pa shkollë të lartë, gjoja. Pra, fjala talent këtu bie poshtë, këtu akoma drejtimi i Bashkisë bëhet me mentalitet komunist. Unë kam talent dhe s’kam shkollë dhe si mundet të më ndodhë kjo 2-3 vite para se të dal në pension, më do e gjithë Shkodra, se s’po tregohem aspak modest dhe Bashkia Shkodër jo. E habitshme. Pas 25 viteve ndihemi të persekutuar. Ne që mbushim sallat, që në çdo moment mendja na rri te një batutë, duhet të persekutohemi. Në vend që të marrim shtesën, dhe shyqyr që erdhi mundësia, qeveria e rrit, bashkia e ul”, vijon ai.

src="https://www.cdnimpuls.com/dritare.net/media/fd1483e12c99b1c67d0f340cb65aeb30.jpg" alt="image" width="1400" height="1080" class="alignnone size-thumbnail wp-image-30580" />

Aktori Besnik Çinari

Dhe zhgënjimi bëhet edhe më i madh pas përgjigjes që vjen nga Bashkia e Shkodrës. “Kemi shkuar te nënkryetarja e Bashkisë, Emi Koliqi. Kam dëgjuar masakër urbane, ndërsa kjo është masakër njerëzore. Pasi i parashtrova problemin, përgjigjja e saj ishte se “për momentin kemi bordin e kullimit”, duke na krahasuar me bordin e kullimit. Gati më iku mendja. Kemi pyetur aktorët në qytetet e tjera dhe na thonë se e kanë marrë shtesën, ndërsa neve Bashkia, me vendim të Këshillit Bashkiak, na e ul pagesën bazë”. E revoltuar shprehet edhe aktorja Drande Xhaj.

“Është kënaqësi për trupën tonë, fitorja e çmimit për të tretën herë në Mitrovicë. Erdha me këtë gëzim, por nuk arrita të gëzohem tamam sepse sa erdha në Shkodër, që në fakt duhej të ishte festë për teatrin ‘Migjeni’ dhe Bashkinë Shkodër, marr lajmin se është ulur paga. Sipas VKM, me 25 vite punë rritet 1% e pagës për çdo vit dhe sipas një llogarie, del që rritja duhet të jetë me 7500 lekë. Kur morëm rrogën në bankë, pamë që janë rritur vetëm 1 mijë lekë.

Nënkryetarja e Bashkisë, Emi Koliqi, na tha se Bashkia ka bërë një punë kolosale për këtë ‘shpikje’ dhe se ka harxhuar shumë kohë për të bërë një rivlerësim të pagave tona. Qeveria vendos ta rrisë pagën, Bashkia ul bazën. Një sanitare në Radio “Shkodra”, apo në të gjitha shkollat e Shkodrës, paguhet më shumë se një aktore si unë që kam 38 vite punë në teatër. Ne arrijmë të sjellim në sallën e teatrit 500 veta për 18 herë me radhë, të mbledhim pra mbi 3 milionë lekë të ardhura, vetëm për një pjesë teatrore. Teksa dhurojmë kulturë dhe japim shpirtin tonë, në fund marrim 265 mijë lekë të vjetër. Nuk di t’ia vë emrin kësaj që ndodh. Turp!”, përfundoi Xhaj.