
Sizmologu: Janë regjistruar 297 goditje, tërmetet do të vazhdojnë
E Diel 22 Shtator 2019, 09:09
Dritare.net

Ai shprehet se pas tërmetit 5.8 ballë të pasdites së djeshme që tmerroi gjithë qytetarët e Durrësit dhe Tiranës, janë regjistruar 297 lëkundje.
Ishte një natë e qetë, apo problematike?
Ka qenë një natë me më pak lëkundje se dje. E vetmja lëkundje e fortë ishte ajo 4.9 ballë. Që prej pasdites së djeshme, janë regjistruar 297 goditje. Nga ora 12 e natës janë regjistruar 87 goditje, por me magnituda të vogla.
E kemi kaluar rrezikun?
Themi që goditja kryesore ka kaluar, goditje pas goditjeve do të kemi, por nuk do të jenë të rrezikshme.
Sa kohë vazhdojnë këto pas-goditjet?
Vazhdojnë me ditë dhe me javë, por në rënie. Madhësia e tyre vjen vetëm duke u zvogëluar./K.C/dritare.net

















