Sipas shenjës astrologjike, ja çfarë të konsumosh dhe çfarë jo

Zbuloni cilat janë ushqimet që ju bëjnë mirë, gabimet që nuk duhet të bëni dhe gjerat që duhet të shmangni sipas shenjës tuaj astrologjike.

Dashi. Ju adhuroni ushqimet e pjekura në zgarë, por mirë është të shmangni specat djegës sepse do ju sjellin probleme me zorrët. Ushqimi më i shëndetshëm për ju është kafeja. Pjata që iu josh me shumë? Kofshë qengji me hudhra dhe rozmarinë.

Demi. Ju adhuroni luleshtrydhet, por më të shëndetshmet për shenjën tuaj janë avokadot. Panxharin e kuqi duhet ta konsumoni sa më pak sepse ka shumë sheqer. Mundohuni edhe të hani me maturi dhe pse jo t’iu shtoni gatimeve vaj borziloku që ndihmon tretjen. Pjata që iu josh me shumë? Mishi i gjelit gatuar me perime dhe rrush të thatë.

Binjakët. Ju adhuroni shijet sa të ëmbla aq edhe majoshe. Sipas Dritare.net, më të shëndetshmet për ju janë agrumet, ndërsa erëzat e forta duhet t’i shmangni. Pjata që iu josh me shumë? Sallata Cezar.

Gaforrja. Ju adhuroni ëmbëlsirat me petë, por në fakt nuk duhet ta teproni. Për një jetë më të shëndetshme duhet të konsumoni më shumë patëllxhanë. Pjata që iu josh me shumë? Tava me patate dhe pana.

Luani. Ju adhuroni mëlçitë dhe caviarin, ndërkohë që duhet të konsumoni sa më shumë majdanoz. Kripën shmangeni me çdo kusht dhe lexoni mirë etiketat e ushqimeve që blini. Pjata që iu josh me shumë? Makarona me copa mishi.

Virgjëresha. Ju adhuroni byrekët dhe çdo gjë tjetër me petë të shkrifëta. Ushqimi më i shëndetshëm janë thjerrëzat ndërkohë që shpargun duhet ta konsumoni me maturi. Pjata që iu josh me shumë? Mish pule me ftonj.

LEXO DHE :  Rama: Ja si të shmangni radhët dhe sorollatjet në spitale!

Peshorja. Ju adhuroni ëmbëlsirat me krem dhe duhet të privilegjoni ato me vanilje. Mundohuni të shmangni rrushin e thatë që përmban shumë sheqer. Gjëja që iu josh me shumë? Akullorja me fruta dhe fara.

Akrepi. Ju adhuroni mishin e pjekur kur vjen i nxehtë ose me zjarr. Mirë është të shmangni konsumimin e tepërt të lakrës dhe çdo gjë ta konsumoni ngadalë. Pjata që iu josh me shumë? Filetoja e salmonit e shuar me shampanjë.

Shigjetari. Ju adhuroni gatimet në tava, por duhet të shmangni ushqimet që kanë shumë sheqer. Erëzat privilegjojeni dhe sheqerin zëvendësojeni më mjaltë. Pjata që iu josh me shumë? Gaforrja e gatuar mire dhe sallata me mango dhe xhenxhefil.

Bricjapi. Ju adhuroni ushqimet e rrugës, por në fakt duhet të shmangni sa më shumë gatimet me tepricë vaji e të privilegjoni lakrën e pasur me vitaminë C dhe antioksidues. Pjata që iu josh me shumë? Tavë me fasule, sallam dhe mish.

Ujori. Ju adhuroni shijet ekzotike dhe ushqimet më të shëndetshme janë frutat e thata. Mos e konsumoni me tepricë tërshërën dhe mos anashkaloni asnjë vakt. Gjëja që iu josh me shumë? Ëmbëlsirat me mango dhe çokollatë të bardhë.

Peshqit. Ju adhuroni makaronat në çdo lloj forme. Ushqimi më i shëndetshëm është kastraveci ndërsa ato që duhet të shmangni janë rrënjët e bimëve siç është xhenxhefili apo diçka tjetër me shije të fortë. Gjëja që iu josh me shumë? Ëmbëlsira me rum dhe krem sipër. /A.S- Dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.