Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Sipas shenjës astrologjike, ja çfarë kërkon një mashkull tek një femër

Sipas shenjës astrologjike, ja çfarë kërkon një
Për t'u kënaqur plotësisht meshkujt kërkojnë disa karakteristika të veçanta tek një femër në mënyrë që të kenë një lidhje të mirë. Zbuloni cilat janë dëshirat e tyre.

Dashi

Një mashkull i shenjës së dashit dëshiron të ketë një partnere me personalitet të fortë dhe mjaft kurajoze. Kënaqësia intime është thelbësore për ta meshkuj prandaj duan gjithashtu një femër me seksualitet të zhvilluar.

Demi

Për meshkujt dema, bukuria fizike e partneres është thelbësore dhe kjo gjë i kënaq. Ata duan pranë një femër sensuale dhe erotike. Kënaqësia fizik, për ta, është mbi kënaqësinë intelektuale.

Binjaket

Për meshkujt binjakë më e rëndësishmja nga të gjitha është kënaqësia intelektuale. Femra që ata duan të kenë në krah duhet të jetë e zgjuar dhe e komunikueshme.

Gaforrja

Meshkujt e shenjës së gaforres tërhiqen nga femra të devotshme dhe që kërkojnë qëndrueshmëri në një lidhje.

Luani

Për meshkujt luanë, kënaqësia përfaqëson elegancë dhe adhurim. Për t'u ndier mirë ata kanë nevojë për një partnere të bukur, delikate dhe të përshtatshme me gjithçka.

Virgjëresha

Meshkujt e shenjës së virgjëreshës nuk fiksohen pas pamjes fizike të një femre, përkundrazi ata shohin detajet e tjera të vogla që për të tjerë nuk kanë asnjë rëndësi.

Peshorja

Meshkujt e shenjës së peshores duan të përjetojnë gjithmonë kënaqësi të jashtëzakonshme. Ata kërkojnë një femër të pashme dhe të pafajshme.

Akrepi

Meshkujt akrepa adhurojnë femrat që eksperimentojnë shumë, por që gjithashtu përkujdesen gjithmonë për atë që kanë në krah.

Shigjetari

Për meshkujt shigjetarë, kënaqësia përfaqësohet nëpërmjet lirisë. Ata preferojnë femrat e pavarura dhe mjaft të komunikueshme. Ata duan që së bashku të shkojnë nëpër udhëtime të veçanta dhe të ndërmarrin edhe aventura.

Bricjapi

Për meshkujt bricjapë femra ideale përfaqëson seriozitet dhe punë të mirë. Partnerja që ata duan të kenë në krah është ajo që nuk ndalet dhe arrin atë që do.

Ujori

Për meshkujt ujorë përputhshmëria mendore me një femër është thelbësore kështu që asgjë tjetër nuk ka rëndësi përveç kësaj pike.

Peshqit

Femra që mund të tërheqë vëmendjen e një mashkulli të shenjës së peshqve duhet të jetë e fortë, e pavarur, e qëndrueshme, por gjithashtu sensuale, e ndjeshme ndaj tij dhe e dashur.