Sipas shenjave astrologjike, këta janë baballarët më të mirë
Dritare.net
Peshorja- super babai. Meshkujt e kësaj shenje janë baballarë të mrekullueshëm. Ata dinë të krijojnë ambientin e këndshëm dhe gjithashtu sinë t’i kuptojnë të vegjlit e tyre. Kjo sigurisht që vjen edhe nga nevoja për të pasur gjithmonë ekuilibër në jetën e tyre. Peshoret kërkojnë përherë harmoninë dhe mirëkuptimin në familje. Asnjëherë nuk nevrikosesh shumë dhe nuk janë ekstremistë. Përherë të drejtë, baballarët e kësaj shenje dinë të krijojnë një ambient familjar të shëndetshëm.
Luani- babai udhëheqës. Me një baba luan është e sigurt që do të shkosh larg. Ata dinë gjithmonë t’i shtyjnë të vegjlit të japin më të mirën në çdo rrethanë dhe nuk janë mediokër. Sipas Dritare.net, ata gjithashtu kërkojnë që fëmijët e tyre t’ia dalin mbanë dhe të dinë të kujdesen përherë për veten. Babai luan është një motor dhe udhëheqës i mire dhe fëmijët do mundohen gjithmonë t’i bëjnë krenarë.
Gaforrja-babai i dashur. Qofshin baballarë apo mama, personat e shenjës së gaforres janë përherë prindër të jashtëzakonshëm. Ata i rrisin me përkujdes dhe ëmbëlsi të vegjlit e tyre. Baballarët gaforret ofrojnë shumë dashuri çka i bën të vegjlit e tyre të kenë më tepër besim tek ta. Ndonjëherë ata janë aq të sjellshëm saqë nuk nevrikosen as kur duhet. /A.S- Dritare.net