Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Si u manipulua kontrata kolektive e punës te Posta Shqiptare

Si u manipulua kontrata kolektive e punës te Posta Shqiptare
Sindikata e Punonjësve të Postë-Telekomit Shqiptar përmes një njoftimi për media, ka denoncuar Postën Shqiptare për manipulimin e procesit të lidhjes së një kontrate kolektive.

Në njoftimin për shtyp thuhet se Posta Shqiptare ka ushtruar presion psikologjik mbi punonjësit që të nënshkruajnë për sindikatën që Posta kërkon ta ketë nën kontroll. Gjithashtu SPPTSH thotë se po ndjekin dhe rrugën ligjore për këtë mashtrim.

Njoftimi i Sindikatës së Punonjësve të Postë-Telekomit Shqiptar

???????? – ????????? ? ?????????? ?? ?????-????????? ???????? ?? ??? ?? ????? ????? ???????? ?????????? ?? ????????? ??? ????? ???? ? ????????? ??????? ? ??????? ?? ????????? ????????? ?? ?????? ?????????.

Ne denoncojme gjithashtu te gjitha veprimet e POSTA SHQIPTARE dhe presionin psikologjik te ushtruar mbi punonjesit qe detyrohen kundrejt vullnetit te tyre te nenshkruajne per sindikaten qe Posta Shqiptare kerkon ta kete nen kontrollin e saj, duke cenuar te drejtat e punonjesve dhe duke shkelur hapur kodin e punes qe ndalon veprimet e nderhyrjes te punedhenesit. (Neni 184).

SPPTSH po ndjek edhe rrugen gjyqesore per te demaskuar kete proces te padrejte por deshiron te informoje te gjithe opinionin publik per keto veprime dhe pret nga Posta Shqiptare pergjigjen e ketyre pyetjeve:

Pse Posta Shqiptare nuk ka bere ne asnje moment transparencen e procesit? 

Pse Posta Shqiptare nuk e ka marrë parasysh kërkesën e SPPTSH per rivlerësim?

Kush i ka ndryshuar kerkesat e depozituar nga Sindikata e perfaqesuar nga z. Ylli Balta?

A mendon vertet Posta Shqiptare, qe nje kryetar Pensionist mund te jete i afte te perfaqesoje denjesisht punonjesit e saj?

Pse po detyrohen punonjesit nga Drejtori i Pergjithshem te firmosin per kete sindikate ?

Pse drejtori i pergjithshem i postes merr pjese dhe organizon strukturat e sindikates, kur ai perfaqeson punedhenesin?

Cfare e shtyne z. Duraj ta favorizoje kaq shume kete Sindikaten?./E.B-dritare.net