

Sofi përgjigjet: Zotësia e shpëtimit të një martese pas një tradhtie, ka më shumë të bëjë me mënyrën se si do të veproni ju dhe jo me rrethanat, si dhe pse ndodhi tradhtia. Martesat nuk përfundojnë prej tradhtisë, por përfundojnë prej mënyrës se si reagojmë ndaj saj.
Nga studimet e bëra së fundmi, rezulton se mbajtja e fshehtë e tradhtisë, e bën martesën më toksike, në kundërshtim me rastet ku tradhtia merret vesh. Martesat, në të cilat tradhtia zbulohet, kanë më tepër mundësi shpëtimi.
Duhet të kuptosh që, duke punuar për të mbrojtur martesën tënde, mund të të çojë në një martesë edhe më të fortë. Nuk është e lehtë, sepse do të kërkojë sakrifica dhe kompromise nga të dy ju. Martesa juaj tani ndahet në kohën para dhe pas tradhtisë. Tani s’mund të kthehesh më mbrapa. Dhe nëse do ta shpëtosh këtë martesë, duhet t’ia nisësh nga e para.
Flisni me bashkëshortin për arsyet që e çuan atë drejt tradhtisë. Tregohuni të hapur dhe të ndershëm me njëri-tjetrin. Tregohuni të qetë, gjeni kohë për të dëgjuar njëri-tjetrin, shihuni në sy dhe mundohuni të përdorni gjuhë verbale pozitive.
Lufto për martesën tënde, nëse ende e do bashkëshortin tënd!
P.S Nuk besoj se do të doje ta shihje të kthehej tek ajo me të cilën të tradhtoi ;)/dritare.net
Ke një problem? Ke një sekret? Ke një pyetje? Më dërgo mesazh privat në Instagram @dritare_net ose në Facebook dritare.net. Për rubrikën Rrëfehu te Sofi. Do kesh përgjigje në faqe, brenda javës.

















