
Si e shpjegoi Ilir Meta mungesën në koncertin e Carla Brunit!
Dritare.net

Por nuk shkova se jam shumë i preokupuar për mbarëvajtjen e demonstratës.
Së pari Luli, por as Mona nuk ia thonë fare për ta ndezur një çikë.
Së dyti kam frikë se mos ky Sandri përfitonte nga mungesa ime dhe m'i arreston. Mona edhe e duron burgun, por Luli do të më zbërthehej fare. Kur edhe Berisha ngatërroi emrin e babait kur e arrestova unë, imagjinoni Luli do të harronte emrin e gruas.
Së treti, ky Sandri e ka tepruar me këtë gazin dhe po nuk i ndenje afër, ta ngec edhe po u bënë katër veta bashkë në kafene. Ndaj po rri që t'i bëj thirrje që protesta të jetë paqësore.
Së katërti, unë kam premtuar që do të vras veten si Alendja. Por po të dëgjoja Carla Brunin me siguri do të vrisja veten nga depresioni. Një herë kur isha i ri kam dëgjuar një këngë të Mirel Matiesë dhe doja të hidhesha nga ballkoni. Po të rrija në një orë koncert, ishte e sigurt që do t'i lija kalamajtë rrugëve. Mirë e duron Sarkozia dhe Rama se njëri e ka grua dhe tjetri ka hall, po unë çfarë halli kam të duroj dy orë Carlen?
Dhe arsyeja e fundit pse nuk vajta është se nuk më ngjit asnjë si Hasan Zyko Kamberi me këngët e tija qëmoti. E derisa Hasani ka vdekur, nuk ka grua apo burrë të më çojë në një shfaqje. E provova me Ylli Bakën kur këndoi Baftjarin, por aha, s’më ngjiti./dritare.net

















