
Shukri Xhelili tërheq kërkesën, nuk do që të lirohet nga burgu
E Enjte 20 Tetor 2016, 14:02
Dritare.net

Në këto kushte, pas tërheqjes që shprehu avokati, gjykata pushoi procedimin. Sipas asaj që kishte shprehur më herët avokati i Xhelilit, problemet shëndetësore të klientit kërkojnë një ndihmë më të specializuar mjekësore dhe se vijimi i mbajtjes në izolim përkeqëson shëndetin e tij. Por, sot duket se Shukriu është “penduar” dhe përmes avokatit të tij ka kërkuar tërheqjen nga kërkesa për zëvendësim të masës së sigurisë “arrest me burg”. Aktualisht Xhelili është në qeli, edhe pse disa herë ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë, së fundi edhe me argumentimin se është i sëmurë dhe nuk e përballon dot.

















