
Shqiptari Mark Gjonaj zgjidhet këshilltar bashkie në New York
E Mërkurë 13 Shtator 2017, 23:11
Dritare.net

Gjonaj fitoi 38.7% apo 3326 vota, duke lënë pas Marjorie Valazquez e cila në vendin e dytë siguroi 34.4% apo 2958 vota.
Shqiptari shihej si kandidati favorit në këtë garë mes 4 konkurrentëve të tjerë, ҫka bëri që ai të ishte konkurrenti më i sulmuar në fushatë. Kundërshtarët e tij e akuzuan atë për lidhje me trafikun e drogës dhe armëve dhe shumë akuza të tjera, por përtej të gjithave ai mundi të siguronte fitoren.
Gjonaj kandidonte nën logon e demokratëve dhe është një tjetër shqiptar i suksesshëm në Nju Jork i cili ka qenë më parë edhe shqiptari i vetëm në Asamblenë e shtetit të Nju Jorkut./ I.M-dritare.net

















