Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Shqiptarët që lanë gjurmë në filmin “The Odyssey”

Muzika tradicionale shqiptare ka zënë vend në kolonën zanore të filmit “The Odyssey” të regjisorit Christopher Nolan. Në kreditet zyrtare të albumit muzikor figuron emri i etnomuzikologut shqiptar Vasil Sofokli Tole, i cili është pjesë e ekipit të kompozitorit fitues të çmimit Oscar, Ludwig Göransson.

Në listën e krediteve, Vasil Tole është vlerësuar si Ethnomusicologist, ndërsa këngët tradicionale shqiptare me iso-polifoni janë realizuar nga grupi “Të Rinjtë e Delvinës”. Gjithashtu, si solist është kredituar edhe fyelltari shqiptar Vendim Kapaj.

Përfshirja e muzikës shqiptare në një produksion të përmasave të “The Odyssey” konsiderohet një arritje e rëndësishme për promovimin ndërkombëtar të trashëgimisë sonë kulturore./K.C/dritare.net