
Përputhen në Top Channel/ Olsa Muhameti u përgjigjet akuzave të Teas
E Mërkurë 3 Shkurt 2021, 13:01
Dritare.net
Autorja e “Përputhen”, Olsa Muhameti u është përgjigjur deklaratave të Tea Trifonit. Sot Tea publikoi një videomesazh për Olsën, duke thënë sërish se, ishte ajo që e detyroi të dilte çift me Andin në Përputhen. Tea i thotë Olsës se ka ardhur koha që ajo të pranojë të vërtetën. Ndërkohë, Olsa i është përgjigjur Teas, me një shprehje të Mahatma Gandhi:
"Ti nuk mund të ndryshosh mënyrën se si njerëzit të trajtojnë apo çfarë ata thonë për ty. E gjitha çfarë mund të bësh është që të ndryshosh mënyrën se si ti reagon.”,- thuhet në thënien që ka publikuar Olsa./K.C/dritare.net

















