
Tea reagon ndaj autores së Përputhen: Ne për ty ishim para. Boll na zhyte kaq shumë!
Dritare.net
Tea Trifoni ka reaguar sërish përmes një videoje në Youtube, (pasi instagrami iu mbyll), për të thënë sërish të njëjtën gjë: në Përputhen u detyrua të ishte çift me Andin. Këtë herë i drejtohet autores së programit, Olsa Muhametit, duke i thënë se është koha që ajo të pranojë të vërtetën. Që sipas Teas është kështu:
“Pas emisionit të sotëm vendosa të reagoj për Olsën, për ty Olsa për të thënë boll vazhdove me mashtrime e manipulove situatën si të duash ti, siç bën gjithmonë. Boll më zhyte mua akoma më tepër nga ç’më ke zhytur që veç shpirti im e di se çfarë po heq po s’ka gjë. Ti më duket se e paske kujtesën pak të shkurtër Olsa, por s’ka problem sepse t’i kujtoj unë ca gjëra. Ti i dije të gjitha! Unë kam kërkuar që të dal që në dhjetor, por ti më nxirrje 100 justifikime. Unë dhe Andi kemi kërkuar të dalim si çift të përputhur, të përplasur, të përleshur sido që të ishte vetëm që të dilnim nga aty sa më shpejt. Pse moj Olsa harrove ti që kur folëm bashkë për Vitin e Ri unë kam qenë në Kosovë tek Bearti duke festuar me familjen e tij dhe pas kësaj ju më keni kërkuar foto që unë duhej t’i bëja me Andin, foto që s’u bënë kurrë. Edhe unë për këto kam prova”, shprehet Tea. Dhe pas kësaj ju na përmendni krimin tonë të rëndë që është giveaway, bizneset që bëjmë ne kur në fakt bizneset i bën ti. Ti më ke mbajtur aty mua, jo se më doje, jo se më paske dashur, por sepse të interesonin reklamat dhe pjesa jote, sepse bizneset donin që të isha unë dhe Andi me takimet tona për të reklamuar ata. Edhe unë personalisht madje, edhe ne nuk kemi marrë asnjë kokërr leku nga kjo, asnjë lloj pagese, kemi ardhur aty vetëm me shpenzimet tona me veshjet tona, transportin tonë, me kohën tonë me gjithçka. Edhe ti na akuzon për biznese. Na bëre që të vazhdonim takimet ashtu siç e pranuat dhe vetë në emision që na keni shtyrë dhe na keni detyruar që t’i bëjmë ato takime derisa më në fund ne nuk pranuam dhe më në fund kur nuk bëmë më takime, kur nuk pranuam të bënim më takime na nxorët dhe e shtytë emisionin në ditën e fundit me komente se nuk kishit çfarë të bënit. Gjithsesi boll u talle, mos vazhdo të tallesh më”, shprehet Tea./L.F-dritare.net

















