
Shkëlqimi dhe rënia e Teas/ I kthehen kundër edhe rrjetet sociale!
E Martë 2 Shkurt 2021, 22:10
Dritare.net
Pas publikimit të fotove të Teas dhe Beartit, dhe konfirmimit të këtyre dy të fundit se janë zyrtarisht çift, fansat Andit dhe Teas, nisën t'i braktisin. Në vetëm pak ditë, kjo e fundit humbi 40 mijë ndjekës, në rrjete sociale. Ajo ka dhënë lajmin se Instagrami i saj është fshirë, ndërkohë që e njëjta gjë ka ndodhur edhe me videon në Youtube ku shpjegonte situatën me Beartin dhe Andin. Në faqen e qenit të saj ajo ka publikuar një foto ku shihet mesazhi për videon në Youtube, më pas një tjetër story ku shkruan “Në filim video në Youtube,tani Instagrami! Çfarë tjetër?.Mesa duket shkëlqimi i Teas ishte i shkurtër dhe tani ka nisur “rënia” e saj./M.M-dritare.net

















