Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Noizy sherr me Cllevion: Jam djalë me tradita, më ofendoi familjen!

Noizy sherr me Cllevion: Jam djalë me tradita, më ofendoi familjen!

Noizy reperi i njohur është përplasur fizikisht me Cllevion, një djalë i njohur në rrjetet sociale. Lajmi është bërë i bujshëm, pasi video u publikua në rrjetet sociale. përmes një postimi në instagram, duke iu drejtuar fansave të tij, Noizy shkruan se është ofenduar, ndaj ka reaguar në këtë mënyrë.

“Mos ma merr mirësjelljen time për dobësi, gëzoj respekt nga e gjithë bota dhe shpesh herë anashkaloj njerëz pa tru dhe moral. Por kjo s’do të thotë asnjë moment që mund ta teprosh deri në pikën ku ti kushdo qofsh të ofendosh familjen time ose familjarët e rrethit tim, jam djalë me tradita dhe zakone shqiptari. Ju lutem mos e harroni këtë gjë kurrë. Jeta vazhdon...”, shkroi Noizy.

Noizy sherr me Cllevion: Jam djalë me tradita, më ofendoi familjen!

Ndërsa Cllevio, pretendon se goditjet e forta i kanë shkaktuar mpiksje gjaku në kokë dhe akuzon Noizyn se do të bëhet vrasës.

“Pasoja fatale nëse nuk ma heqin mpiksjen e gjakut në kokë. Do vini këtu të më merrni për te banesa. Bravo Noizy. Do bëhesh vrasës”, shkroi Cllevio.

Përplasja ndodhi jashtë lokalit të Noizyt në Durrës. Cllevio është i njohur për një pjesë e publikut për disa këngë të tij dhe video që shpërndan në rrjete sociale./L.F-dritare.net