Na ndiqni edhe në

Shqiptar

 Jonida Maliqi ndan një histori personale, për të dhënë një mesazh për të gjitha vajzat

 Jonida Maliqi ndan një histori personale, për të

Këngëtarja e dashur për publikun, Jonida Maliqi, së fundmi ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave për shkak të marrëdhënies që ka nisur me aktorin e humorit, Romeo Veshaj.

 Jonida Maliqi ndan një histori personale, për të

Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale, ku shpesh herë ndan momente romantike dhe komike me të dashurin e saj, Romeon.

 Jonida Maliqi ndan një histori personale, për të

Por pak më parë Jonida përmes disa postimesh në Instastory, ka dhënë një mesazh të vlefshëm për të gjitha vajzat që sforcohen për të arritur standardet e bukurisë.

Ajo ka ndarë një histori personale, se si dietat që ajo ndiqte kishin rrezikuar seriozisht shëndetin e saj.

Ajo ka treguar se herë pas here ndjek dietën Dukan, e cila konsiston në regjime të rrepta të një diete proteinike. Gjithashtu ajo ka treguar se i kishte anashkaluar paralajmërimet për efekte anësore dhe pasojat ishin të rënda.

 Jonida Maliqi ndan një histori personale, për të

Këngëtarja ka vazhduar të ketë probleme me këmbët e saj dhe pas ekzaminimeve ka mësuar se gjithçka ka ardhur si pasojë e dietës në acidin uronik.

Aktualisht ajo po trajtohet me medikamente dhe duhet t’i nënshtrohet një regjimi të shëndetshëm ushqimor.

 Jonida Maliqi ndan një histori personale, për të

Jonida ka vendosur ta ndajë me ndjekësit ketë eksperiencë të pakëndshme personale, për të bërë një thirrje te gjitha vajzave që vendosin në rrezik shëndetin e tyre, për të arritur standardet e bukurisë./R.P/dritare.net