
Foto/ Ajka përgjithmonë në duart e mami Xhensilës
E Premte 16 Tetor 2020, 20:08
Dritare.net
Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj janë padyshim një nga çiftet më të dashura të shoubizit. Ata prej vitesh po jetojnë një romancë të bukur, ndërsa pas martesës së mrekullueshme, janë bekuar me një vajzë të quajtur Ajka.
Xhensila ka bërë një gjest të mrekullueshëm për të bijën. Ajo ka ngulitur përherë emrin e vajzës në duar. Xhensila ka postuar një foto në Instagram ndërsa lutet dhe në duar ka bërë tatuazh emrin e Ajkës.
Poshtë fotos Xhensila shkruan:
“Lutja ime. “Të gjithë fëmijët tuaj do të mësohen nga Zoti dhe e madhe do të jetë paqja e tyre.” - Isaia 54:13.”/K.C/dritare.net

















