
Flori Mumajesi: Mungesa e nënës, dhimbje e përjetshme!
Dritare.net
Flori Mumajesi u shfaq në skenë pas një kohe të gjatë mungese. Për të ka qenë një periudhë e vështirë, pas humbjes së nënës. Për herë të parë ai shkroi për të, pasi mbaroi performancën në Këngën Magjike. Siç duket mungesën më së shumti mungesën e saj e ka ndjerë dje. Ndjenjat i shkroi në një status në rrjetet e sociale, ku thekson se mungesa e nënës është një dhimbje e përjetshme.
“Hera e parë që nuk më vjen mesazh nga ty. Nuk ka ditë që nuk e vuaj mungesën tënde, por edhe pse u mundova të mos dorëzohem, sot gati ndihem i dorëzuar pa ty, se më ka marrë malli me të mbajt erë në qafë, më ka marrë malli të të puth, të shoh, të prek. Të më shkruash sapo më ke parë në TV, e të më thuash si dola dhe pastaj të marr në telefon e të flas, ta dëgjoj zërin e t’më thuash djali i mamit”, shkruan Mumajesi në instagram./L.F-dritare.net

















