
Elvis Pupa tregon eksperiencën me Covid, si askush tjetër
Dritare.net
Aktori i humorit Elvis Pupa është infektuar me Covid-19. Ai e tregoi eksperiencën me virusin, në një video të ndarë në rrjetet sociale, si askush tjetër, por siç di vetëm ai. Plot me nota humori, por të gjitha të vërteta.
“Dy ditë para krishtlindjeve shkuam me gruan dhe blemë një bredh natyral. E morëm natyral në mënyrë që të vinte aroma e bredhit nëpër shtëpi. Harxhuam një hale me pare. Më iku nuhatja, kisha teshtima gjatë gjithë kohës. Pastaj më filloi kolla. Në fillim ishte e lehtë, pastaj m’u bë shumë e rëndë. Sa herë kollitesha, binte alarmi. Katër herë më ka ardhur policia, sepse kujtonin se po më vidhnin shtëpinë.
Lodhja bëri punën e vet. Mos të kisha pas muret për t’u mbajtur do të shkoja në banjë me zvarritje. Kush po e kalon Covidin ose do ta kalojë bëni kujdes ta kaloni vetëm. Në momentin që e kaloni COVID me gruan, sëmundja bëhet më e rrezikshme! Nuk ka vaksinë që ju bën derman. Nuk me la ta kaloj sëmundjen rehat. Më hutoi gruaja!’- tregon Pupa./L.F-dritare.net

















