Big Brother Vip/ Romeo hyn në shtëpi në vend të Donaldit!
E Martë 7 Dhjetor 2021, 23:11
Dritare.net

Big Brother Vip ka bërë një "rreng" për banorët mbrëmjen e sotme. Roemeo është futur në shtëpi për të takuar vëllain, Donaldin pas dy muajsh. Takimi i tyre ishte prekës, ndërsa më pas kanë ndërruar rolet dhe në shtëpi është futur Romeo. Beatrix e ka parë çuditshëm Romeon, ndërsa për një kohë asnjë nga banorët nuk ka kuptuar asgjë. Por duket se qëndrimi i binjakut të Donaldit nuk zgjati shumë, teksa u përcoll me duartrokitje nga banorët dhe veçanërisht Beniada. Në lojë mbetet Donaldi./M.M-dritare.net