
Si i strehoi Shqipëria 20 mijë italianë gjatë luftës!
Dritare.net
Në vitin 1943, pas kapitullimit të Italisë fashiste, 20 mijë ushtarë italianë u strehuan në shtëpitë e shqiptarëve, për t’i shpëtuar pushkatimeve dhe kampeve të përqendrimit nazist. 2000 prej tyre luftuan krah partizanëve shqiptarë. Askush nuk iu dorëzua gjermanëve sepse ishin në besë të shqiptareve.
Me këtë histori do ta çelim sot episodin e parë të ciklit kushtuar luftës dhe besës, në Shqip nga Rudina Xhunga në DritareTV. Do të tregojmë se si u shpëtuan 20 mijë italianë nga nazistët pas rënies së fashizmit.
Mauricio Nocera, përfaqësues i veteranëve në Itali tregon se nga këta 20 mijë italianë, 2 mijë u bashkuan me partizanët në male dhe luftuan kundër gjermanëve për të çliruar Shqipërinë, vendin që i priti dhe i përcolli miqësisht në 1953-shin. Zoti Nocera thotë se ka takuar shumë partizanë, komandantë italianë të batalioneve në Shqipëri dhe thonë se kurrë nuk e harrojnë vëllazërinë me popullin shqiptar.
“Kanë qenë rreth 20 mijë ushtarë italianë që erdhën në Shqipëri për të pushtuar vendin në 1939 , gjatë regjimit fashist. Nga këta 20 mijë ushtarë qëndruan në Shqipëri pas kapitullimit dhe rreth 2 mijë ushtarë kaluan me partizanët. Brigada e parë partizane e udhëhequr nga Mehmet Shehu, ishte ajo që priti më shumë italianë, përfshirë këtu edhe Anunziata Fiore, 13-vjeçarja nga Leçe. Ne e dimë që Ushtria Nacional Çlirimtare nuk kishte armë për t’ua dhënë partizanëve të rinj. Partizanët që bashkoheshin me brigadën, duhet të përpiqeshin për tua marrë armën, nazifashistëve. Edhe Anunciata doli të marrë armën e saj. Kur mbaroi lufta këta partizanë kishin një pikë referimi në Tiranë, që është Grupi Garibaldi. Në Tiranë u krijua ky grup i cili është i interesuar për kthimin në Itali. Duhet thënë që në Salento, në provincat e Leçes, Brindizit, Tarantos dhe Pulias, ka një numër shumë të madh të pasardhësve të atyre 20.000 partizanëve italianë që ishin në Shqipëri. Vetëm në provincën e Leçes janë më shumë se 100. Nga këta partizanë unë kam takuar rreth 40 prej tyre.
Dikush këtu afër Leçes në një komunë, Vito De Lorenzi që ishte nënkomandant i batalionit të Gramshit, më tregoi se sapo kompania e tij filloi të shkrihet, në Shqipëri, ai e ndjeu veten të humbur dhe shkoi në një shtëpi në fshat, ku familja shqiptare i hapi dyert, i dha për të ngrënë. Derisa bashkë me shokët e tjerë takohet me brigadën e vogël dhe hyri në Batalionin e Gramshit. Ai thotë se luftoi deri në nëntor 1944. Ishte një partizan luftarak, që luftoi në Berat, në Tomor, dhe arriti të marrë shumë armë. Më e bukura është se është se në mësimin që mori nga Tersilio Cardinali komandanti i parë i Batalionit Gramshi, ishte se nuk duhet të harronte kurrë vëllazërinë me popullin shqiptar. U duhet thënë faleminderit të gjithë atyre shqiptarëve që hapën dyert e shtëpive të tyre, duke menduar që në atë kohë gjermani vinte dhe të qëllonte. Mund t’i vriste të gjithë, shqiptarë dhe italianët që ata i mbajtën në shtëpi. Është një gjë e mrekullueshme se çfarë bënë të gjithë shqiptarët bashkë. Kur më treguan që partizanët kanë qëndruar në shtëpitë e fshatit, mendova se kjo sjellje e shqiptarëve është një mrekulli në historinë e rezistencës evropiane. Jo të gjithë italianët u kthyen në Itali. Disa u martuan edhe mbetën aty, sepse ishin të rinj, 20-21-vjeçarë. Kam pasur një mik që për mua ka qenë një guidë në Shqipëri për shumë vite që herën e parë që unë kam ardhur në Shqipëri, në vitin 1972 si anëtar i shoqatës Italia dhe Shqipëria. Unë jam nga Leçe. Praktikisht 70 km nga Shqipëria dhe gjithë kjo popullsi e Leçes dhe Salentos, padyshim që gjatë shekujve ka pasur një marrëdhënie të jashtëzakonshme me popullin shqiptar edhe para vitit 1912 kur Shqipëria nuk ishte ende nuk ishte një vend i njohur si shtet. Për rezistencën duhet thënë ende se partizanët dhe komandantët italianë Bruno Brunetti, Monti nuk e kanë harruar kurrë Shqipërinë dhe e tregojnë me dashuri.”, tregon zoti Nocera në DritareTV./K.C/dritare.net

















