Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Egli e thotë troç: Pse nuk do ta takoj Gjestin kur të dalë jashtë

Egli e thotë troç: Pse nuk do ta takoj Gjestin kur të dalë


Egli Tako ka reaguar sot për herë të parë për largimin nga shtëpia e BBV për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike. Egli thotë se është ende në fazën e rikuperimit. Në një reagim të gjatë Egli flet edhe për Gjestin edhe raportin e tyre brenda BBV-së. Ndër të tjera Egli tregon se përse nuk do ta takojë Gjestin pasi të dalë jashtë.

Një pjesë nga reagimi i Eglit!

"Fatkeqësia e narratives së historisë sime (nëse më lejoni ta quaj të tillë) mediatikisht mendoj se ishte fakti që nuk ju dha zë, të paktën mjaftueshëm, pamjeve ku edhe mua më citohej sinqerisht fjalia, qasje romantike e konfirmime se një ndjenjë ka lindur, se ka një vlerësim, tërheqje e pëlqim, se shoh një perspektivë tek ajo e gruas në të ardhmen, se s’mund të ndodhë dot larg meje siç tha e tjera, siç vetëm një partner ose dikush në këtë tentative mund të të drejtohet.

Puthje, ledhatime, përqafime, prekje e embla e çdo lloj kontakti, qoftë edhe nëpërmjet syve, si një njeri i përfshirë në ndjenja bëjnë, e kanë një peshë të madhe përballë dikujt që ndjen për ty… të japin shpresë!

Nuk mendoj se ka vlerë të flas dhe për sekuancat ku sa herë unë distancohesha e mbaja qëndrim, rendte pas meje duke më thënë se ‘qëndron dot larg meje’, duke bërë të pamundur të qëndroja gjatë stoike, pasiguria, amplifikimi e ndihmat më bënin të thyhesha para tij e ta përqafoja, duke e justifikuar me faktin se shumë veprime i bënte për të mbajtur aktive lojën e tij (dhe këtë sot e kuptoj më qartë). Unë nuk mund t’i mohoj e t’i lexoj ndjenjat, por veprimet i kam lexuar si të tilla, të sinqerta.

Për këtë arsye zgjodha ta qendroja e vërtetë në ndjenjat e mia, t’i lejoja të më ndikonin aq sa edhe vetë ai nuk kërkonte të bëja. U përpoqa shumë të kuptoja lojën e tij strategjike me pjesën tjetër të shtëpisë, qoftë edhe kur ajo llogjikonte respektin ndaj vetes sime.

U shqetësova dhe kujdesa më shumë për dikë tjetër dhe emrin e tij aty brenda, se për veten, sepse e tillë jam unë kur e dua dikë. Ose më saktë, e tillë kam qenë e shpresoj shumë të kem marrë një mësim këtë herë sepse askush nuk duhet vënë para vetes. Në fund lëndohesh ti dhe vetëm ti.

Si një njeri që bën shumë për të tjerët, deri në vetmohim, tërheq narcisizmin drejt meje, e kundërta jote të tërheq. S’është hera e parë që më ndodh, ndaj dhe jam shprehur që disa tipare më kujtojnë dikë në të kaluarën time pa pasur dëshirë të jap më shumë detaje, sepse siç kam thënë, dua që të flas për të mirat e të këqijat t’i mbaj për veten time. Për këtë më duhet ta sqaroj.

Unë jam më mirë, çdo ditë që kalon ma bën pak më të qartë panoramën dhe mbi të gjitha nuk dua të lëndoj më familjen e veten time.

Vazhdoj të kem ndjenja, nuk mundem dot t’i fik buton, por të qenurit në distancë më bën ta kem më të ftohtë realitetin dhe të jem më pak e ndikuar emocionalisht nga prania 24/7 që deri në momentin e daljes, ishte e pamundur ta shmangia. Më ndikonte shumë emocionalisht. Malli është më i menaxhueshëm për mua, se sa prania.

Po merrem dalëngadalë me veten time për t’u ngritur më e fortë.

Për të gjitha momentet tona të bukura që më bënë të përjetoja lumturi dhe ndjenja të forta, i them faleminderit me gjithë zemër.

Por ka kohë edhe për veten al, në ndërgjegje, e të vërtetën e kësaj historie, dhe ka zgjedhur të deklarohet se asnjëherë s’do mundeshim të kishim një relacion romantik, mendoj se nuk kam arsye ta takoj jashtë shtëpisë, të paktën për një diskutim të këtij lloji.

Unë isha bërë e tepërt në optikën e tij, e po më thuhej shpesh fraza ‘Unë, ti në këtë shtëpi’. Po ma bën të pamundur të qëndroj këtu, po më prish lojën për të cilën kam sakrifikuar etj.", shkruan Egli./K.C/dritare.net