Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Spektakël në qiell. Pamje nga eklipsi i Hënës së Përgjakur

Spektakël në qiell. Pamje nga eklipsi i Hënës së

Vëzhguesit e hershëm të yjeve u zgjuan me një eklips hënor pak para agimit të së premtes. Eklipsi ishte i pjesshëm pasi hija e Tokës mbulonte vetëm një pjesë të Hënës.

Por disa zona perëndimore të Britanisë së Madhe, si dhe Amerika dhe disa ishuj të Paqësorit, panë një eklips total hënor. Është i pari që nga maji i vitit 2022, kur Hëna u bë plotësisht e kuqe.

Spektakël në qiell. Pamje nga eklipsi i Hënës së

Një "Hënë e përgjakur" mahnitëse u krijua ndërsa Hëna u zhvendos në hijen e Tokës, duke u errësuar gradualisht përpara se të kthehej në ngjyrë të kuqe të errët.

Një eklips hënor ndodh kur Toka lëviz drejtpërdrejt midis Diellit dhe Hënës, duke bllokuar rrezet e diellit dhe duke hedhur një hije në sipërfaqen e Hënës./K.C/dritare.net