Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Reagimi i Eglit dhe mesazhi i drejtpërdrejtë për Olsin!

Reagimi i Eglit dhe mesazhi i drejtpërdrejtë për Olsin!

Egli Tako reagoi një ditë më parë për daljen e saj nga shtëpia e Big Brother Vip, gjendjen e saj psikologjike, raportin me Gjestin dhe......., Olsin.

Nga mesi i deklaratës së saj, Egli krahason tiparet e karakterit të Gjestit, me ato të një personi që ka njohur në të kaluarën. “Disa tipare më kujtojnë dikë në të kaluarën time”, thotë Egli duke mos e përmendur emrin e Olsit, por fakti që shpesh ka folur për marrëdhënien që ka pasur me të, na bën të mendojmë që e ka për aktorin.

Ja çfarë thotë Egli!

“U shqetësova dhe kujdesa më shumë për dikë tjetër dhe emrin e tij aty brenda, se për veten, sepse e tillë jam unë kur e dua dikë. Ose më saktë, e tillë kam qenë e shpresoj shumë të kem marrë një mësim këtë herë sepse askush nuk duhet vënë para vetes. Në fund lëndohesh ti dhe vetëm ti.

Si një njeri që bën shumë për të tjerët, deri në vetmohim, tërheq narcisizmin drejt meje, e kundërta jote të tërheq. S’është hera e parë që më ndodh, ndaj dhe jam shprehur që disa tipare më kujtojnë dikë në të kaluarën time pa pasur dëshirë të jap më shumë detaje, sepse siç kam thënë, dua që të flas për të mirat e të këqijat t’i mbaj për veten time. Për këtë më duhet ta sqaroj.

Unë jam më mirë, çdo ditë që kalon ma bën pak më të qartë panoramën dhe mbi të gjitha nuk dua të lëndoj më familjen e veten time.

Vazhdoj të kem ndjenja, nuk mundem dot t’i fik buton, por të qenurit në distancë më bën ta kem më të ftohtë realitetin dhe të jem më pak e ndikuar emocionalisht nga prania 24/7 që deri në momentin e daljes, ishte e pamundur ta shmangia. Më ndikonte shumë emocionalisht. Malli është më i menaxhueshëm për mua, se sa prania.”, shkruan Egli ndër të tjera./K.C/dritare.net