Na ndiqni edhe në

Bota

Trump zbulon telefonatën me Putinin: Kurse jetën e ushtarëve!

Trump zbulon telefonatën me Putinin: Kurse jetën e ushtarëve!

Donald Trump zbuloi, në një postim në platformën Truth Social, se ai foli me Vladimir Putin të enjten. Pak orë pas deklaratave të Dmitry Peskov për takimin e presidentit rus me Steve Witkoff, presidenti amerikan theksoi se ai vetë kishte kontaktuar me Putinin dhe i kishte kërkuar që të mos lejonte ushtarët rusë të sulmonin ukrainasit që ata kanë rrethuar.


"Ne patëm diskutime shumë të mira dhe produktive me presidentin rus Vladimir Putin dje dhe ka një shans shumë të mirë që kjo luftë e tmerrshme, e përgjakshme të përfundojë. Por tani për tani, mijëra ushtarë ukrainas janë të rrethuar plotësisht nga ushtria ruse, në një pozicion shumë të keq dhe të cenueshëm. I kërkova me forcë presidentit Putin që t'ua kursejë jetën. Kjo do të ishte një masakër e tmerrshme, të ngjashme nuk janë parë që nga Lufta e Dytë Botërore. Zoti i bekoftë të gjithë!", ka shkruar Donald Trump në postimin e tij./K.C/dritare.bet