Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Mbyllja e TikTok-ut/ Berisha: Nesër protestojmë kundër censurës!

Mbyllja e TikTok-ut/ Berisha: Nesër protestojmë kundër
Gjatë bisedës me gazetarët, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u bëri thirrje të rinjve që të jenë prezentë nesër në protestën kundër mbylljes së platformës TikTok, vendim i marrë nga qeveria.

"Të protestojmë kundër censurës. Edi Rama censuron, TikTok, mjetin aktualisht më modern, bazuar fund e krye bazuar në intolerancën ndaj tij, të gjithë shkollarët e Shqipërisë, nxënësit, gjimnazistët dhe të rinjtë e tjerë se më datë 12 TikTok do ta kenë në telefonat e tyre. Do ndëshkohet rëndë për megakrim të masave gjigante për këtë akt. Të lënë çdo gjë në respekt të fjalës së lirë, të protestojmë nesër në orën 19:00 në sheshin ‘Skënderbej’ të Tiranës, të gjithë të rinjtë. Ju kalorës mbrojtës të saj, të mblidhemi të gjithë në mbështetje të tyre.", tha Berisha./K.C/dritare.net