
Arrestohet e dashura e Safet Bajrit. Ja për çfarë akuzohet!
E Enjte 13 Mars 2025, 20:08
Dritare.net
Policia ka arrestuar të dashurën e Safet Bajrit pasi dyshohet se është përfshirë në vrasjen e Fatbardh Licit në gusht të vitit 2018 në Shkodër. Shtetasja me inicialet E.A., pronare e një butiku rrobash në “Myslym Shyri”, është vënë në pranga në datën 26 shkurt, pesë ditë pas arrestimit të Safet Bajrit nga Renea në Shkodër.
Gjykata e Posaçme ka caktuar ndaj saj masën e arrestit me burg për akuzat e krijimit të kushteve për të kryer vrasje dhe përkrahje te autorit të krimit.
Ajo akuzohet se ka rol aktiv në vrasje pasi drejtonte një nga makinat që u përdor në krim, ndërsa dyshohet se ka larguar nga vendngjarja autorët e dyshuar të vrasjes Safet Bajrin dhe Astmer Bilalin./K.C/dritare.net

















