Na ndiqni edhe në

Shqip

Në burgun e Beogradit më ndaluan t'i bie fyellit me gojë, i rashë me hundë! Flet Bardh Arifaj!

Në burgun e Beogradit më ndaluan t'i bie fyellit me gojë, i
Sot kur Kosova feston Ditën e Pavarësisë, kujtojmë ato histori që tregojnë guximin dhe qëndresën e shqiptarëve për liri dhe identitet. Në këtë ditë të veçantë, profesor Bardh Arifaj rrëfen për emisionin Shqip nga Rudina Xhunga në Dritare TV, një pjesë të jetës së tij që tregon se, edhe në kohët më të vështira, shpirtin shqiptar nuk mund ta ndalosh. Profesor Arifaj tregon historinë e tij, nga kohët e vështira në burgun e Beogradit, deri te përkushtimi ndaj mësimdhënies dhe ruajtjes së identitetit shqiptar në diasporë.
Arifaj kujton me detaje kohën kur ishte i burgosur në Beograd. “Më ndaluan të luaja fyellin me gojë. Por unë nuk mund të heshtja. I rashë… me hundë!”, rrëfen ai, duke treguar se edhe në kushte ekstreme, dëshira për të shprehur artin dhe identitetin nuk mund të shuhet. Ky moment, thotë ai, ishte më shumë se një akt shpërthimi personal, ishte një simbol i rezistencës shpirtërore kundër represionit.



Pas burgut: rruga drejt mësimdhënies dhe diasporës
Pas lirimit, Arifaj nuk e la pas krahëve pasionin për edukimin dhe kulturën shqiptare. Ai u vendos në Suedi, ku filloi të punonte me azilkërkues dhe të shkruante libra shkollorë për nxënës shqiptarë. Ai shpjegon sesi kishte përdorur instrumente tradicionale si lahutën dhe çiftelinë për të prezantuar muzikën dhe historinë shqiptare te fëmijët suedezë, duke krijuar ura mes dy kulturave dhe duke ndihmuar në ruajtjen e identitetit shqiptar.

Urimi për Pavarësinë e Kosovës dhe mesazhi për shqiptarët anembanë!
“I uroj pavarësinë Kosovës dhe përshëndes gjithë shqiptarët kudo që janë. Për një gjë jam i bindur: një ditë do të bashkohemi, sepse ashtu kemi qenë dhe kështu do të mbesim. Nuk ka kush që na ndan, pavarësisht disa telasheve të vogla që nuk kanë peshë. Flamuri ynë ka lindur për bashkim, jo për ndarje.
Dhe me këtë melodi që do të luaj në fyell, i bëj thirrje shqiptarëve të kthehen sa më shpejt në vendlindje. Atje jemi të hijshëm, atje na zë fjala vend, atje marrim frymë më ndryshe, atje na vjen era më ndryshe – era shqiptar,” thotë Bardh Arifaj, duke mbyllur rrëfimin e tij me plisin mbi kokë, flamurin kuq e zi pranë dhe duke rënë fyellit që ia ndaluan në burgun e Beogradit./dritare.net