Na ndiqni edhe në

Shqip

Kënga ruan gjuhën. Flet studiuesi Gjovalin Shkurtaj!

Kënga ruan gjuhën. Flet studiuesi Gjovalin Shkurtaj!

Kënga ruan gjuhën, kujdes me shkrimin e teksteve të këngës, ky ishte mesazhi që dha Gjovalin Shkurtaj, studiues i gjuhës dhe letërsisë shqipe i ftuar në emisionin Shqip nga Rudina Xhunga.

Zoti Gjovalin u shpreh se duhet të krijohet një treshe haromonike mes poetit, kompozitorit dhe këngëtarit për të krijuar dhe kënduar këngë të bukura shqip.

“Njerëz që shkruajnë bukur ka, atyre duhet t’u lakmojmë. Njerëz që këndojnë bukur ka, atyre duhet t’u këndojmë. Unë kam një libër të tërë, Kënga si mjet i ruajtjes së gjuhës shqipe. Në atë libër, thelbi ka qenë që unë e kam vlerësuar dhe e vlerësoj jo personalisht, por në përgjithësi fëmijët që rriten kanë nevojë për t’u ushqyer edhe me këngë. Mongoli, ai teks-hartuesi i shumë këngëve të Sanremos, figurë shumë e nderuar në Itali thotë: “Fjala, pra muzika bën mirë”.

Këngët e festivaleve krahas kujdesit që kanë për t’u veshur, për të pasur look-un e bukur është e domosdoshme që më përpara të kujdesen për këngët, për fjalët. Disa këngë që janë me tekste të shkruara bukur, dhe ne kemi pasur poetë që kanë shkruar këngë të bukura, dhe tekst-shkrues të specializuar si: Agim Doçi, Xhevahir Spahiu apo Ismail Kadare. Shumë këngë të bukura janë bërë mbi tekste të poetëve të njohur. Kjo duhet të vazhdojë, pasi fjala mbetet.

Poezia është e lidhur shumë me muzikën. Kompozitorët e mirë kur gjejnë në libra ndonjë poezi që është e bukur, i shkon dora menjëherë në pentagram, pra për ta shkruar. Ideja e konkurseve është që duhet të ketë një konkurs për fjalën, pra poezi të zgjedhura. Ka qenë një këngë që thuhet: “Me poetin bëhemi tre”. Pra bashkëpunimi i treshes që është poeti, kompozitori dhe këngëtari. Fjala e shkruar nga poeti e kompozuar bukur nga kompozitori dhe e kënduar nga këngëtari, shkojnë mirë. Pra, Për Ty Atdhe që ngelet si himn, është sepse ka dhe fjalët e bukura. Fjalët e bëjnë të bukur poezinë. Edhe kënga e Alban Skënderajt, “Ti them mirmëngjes”, me ato elemente dhe muzika e mirë, zë vend. Mbështetja në vjersha të bukura tregon që poeti e jep atë hijeshinë e bukur. Sigurisht që Eposi i Kreshnikëve, këngët e buta të Malësisë tonë por dhe të Jugut në përgjithësi kanë qenë model se si mund të këndojmë bukur, sepse kënga çon peshë", u shpreh studiuesi./M.K-dritare.net