Na ndiqni edhe në

Shqip

Gjovalin Shkurtaj: Nëse përdor fjalë të huaja, nuk je më i ditur, por më i palexuar!

Gjovalin Shkurtaj: Nëse përdor fjalë të huaja, nuk je

Futja e fjalëve të huaja në gjuhën shqipe, akademiku Gjovalin Shkurtaj e shikon një problematike të madhe. Zoti Shkurtaj shprehet se me futjen e fjalëve të huaja po ndryshon dhe struktura e fjalisë, duke e bërë atë gjysmake edhe në kuptim.

Ja si e ilustron ai me disa shembuj!

“Ne duhet ta themi fjalën shqip dhe ta mendojmë shqip. Kohët e fundit nën trysninë e përkthimeve dosido ka dhe një farë robërimi të mendimit duke bërë kalke. Për mua, përveç fjalëve të huaja të cilat hyjnë dhe mund të dalin, më të këqija janë kalket strukturore. Domethënë kur fjala është në shqip por është sipas një modeli të huaj. Për shembull, e tmerrshme është bërë kjo “share”, pra ndaj.

Dëgjoj të thonë thotë ndau mendimin, por mendimi nuk është as shegë, as shalqi që ta ndajmë me thikë. Shqip thuhet mbështes mendimin, pranoj mendimin, pra kjo është një marrje borxh e fjalëve të huaja pa nevojë. Ne mund të marrim terma, fjalë të politikës, ekonomisë, të elektronikës por dhe aty mund të bëjmë diçka. Për shembull, brezi i ri pas një gëzimi java u bë me 5 ditë punë dhe jo 6 i thonin fundjavës ëeekend. Të gjithë të dashuruar me weekend-in, mirë por çfarë ndodhi. Një ditë të bukur, filluan të përdornin fundjavë, pastaj iu bë edhe fundvit, domethënë zuri rrënjë fjala e thënë mbi bazën e një modeli të huaj por në gjuhën shqipe.

Kështu ndodhi edhe për fjalën e famshme pasword, të rinjtë tani po përdorin fjalën- fjalëkalim. Domethënë po të mendohemi pak më shumë si ta themi, do bëjmë mirë pasi fjala është edhe si orteku. Ato fjalë që themi ne sot, nëse janë fjalë të mira, zënë vend tek njerëzit e thjeshtë. Nëse janë thënë mbrapsht, ato mbrapsht do të qëndrojnë. Domethënë, kur del një term për herë të parë ka rëndësi si e përdorim. Nëse mundemi ta themi shqip, do të zërë vend siç e thotë i pari. Ndaj ndikoni që fjala të thuhet në shqip”, tha studiuesi Gjovalin Shkurtaj.