Ylli i Hollivudit u gjet i vdekur bashkë me gruan, arrestohet djali i tyre!
Dritare.net

Nick Reiner, djali i regjisorit dhe aktorit legjendar të Hollywood-it, Rob Reiner, është arrestuar nga autoritetet pas gjetjes së trupave të të atit dhe bashkëshortes së tij, Michele Singer Reiner, të vdekur në shtëpinë e tyre në një nga lagjet më të pasura të Los Angeles-it. Policia po trajton rastin si një vrasje e mundshme dhe hetimet janë ende në zhvillim.
Rob Reiner, 77 vjeç, ishte një figurë e njohur në botën e filmit, i njohur për filmat ikonë si When Harry Met Sally, This Is Spinal Tap, The Princess Bride, Stand By Me, Misery dhe A Few Good Men. Përveç karrierës së tij artistike, Reiner ishte një mbështetës i hapur i politikave liberale dhe një kritik i zëshëm i presidentit Donald Trump.
Pas lajmit për vdekjen e prindërve të tij, presidenti Donald Trump ka reaguar në rrjete sociale, duke thënë se vdekja e tyre mund të ketë lidhje me “zemërimin që Reiner i shkaktoi të tjerëve” përmes asaj që ai e quajti “Trump Derangement Syndrome”. Ky koment ka shkaktuar reagime të shumta, duke përforcuar tensionin mes figurave të njohura të Hollywood-it dhe politikës amerikane.

Ngjarja ka tronditur komunitetin e filmit dhe politikanë të shumtë kanë shprehur ngushëllime për familjen Reiner. Ngushëllime kanë ardhur nga aktorë, regjisorë dhe figura të tjera të njohura, duke vlerësuar karrierën e gjatë dhe ndikimin e Rob Reiner në industrinë e filmit, si dhe për përpjekjet e tij në çështje sociale dhe politike.
Hetimet janë ende në zhvillim dhe policia nuk ka dhënë detaje shtesë mbi shkaqet e vdekjes. Familjarët dhe miqtë e afërt janë shprehur të tronditur dhe kanë kërkuar privatësi në këto momente të vështira./K.C/dritare.net