Berisha para Kryeministrisë: Ne jemi vota, guximi dhe fitorja!
Dritare.net

Para Kryeministrisë, Sali Berisha u shpreh se protestuesit nuk do të largohen nga sheshi pa largimin e Ramës nga qeverisja.
“Këtë shesh nuk e lëshojmë pa largimin e Ramës. Rrugë tjetër përveç protestës, kacafytjes me të nuk ka dhe nuk mund të ketë. Është armik i votës së lirë, armik i demokracisë shqiptare.”
Ai akuzoi qeverinë për korrupsion dhe keqmenaxhim të fondeve publike, duke përmendur raste konkrete:
“Me zv.kryeministren kapen në flagrancë duke vjedhur 50 mln euro me tunelin e llogarasë. Në një kryeministër të tillë nuk pranojmë kurrë, ky hajdut që çdo tullë të sarajeve të tij e ka në drejtimin e mundin e taksapaguesit shqiptar. Ky hajdut vetëm në 2 vite ka bërë 140 fluturime, transportuar privatisht para të vjedhura."
"Ne jemi vota, ne jemi guximi, ne jemi fitorja.", tha Berisha më pas./K.C/dritare.net