Na ndiqni edhe në

Showbiz

Merr fund lidhja mes Dolces dhe Edit!

Merr fund lidhja mes Dolces dhe Edit!

Eduard Kuçi dhe Dolce janë përballur për herë të parë publikisht pas deklaratave të kësaj të fundit gjatë qëndrimit të saj në “Grande Fratello” në Itali, ku ajo kishte lënë të kuptohej se nuk ishte në një lidhje.

Merr fund lidhja mes Dolces dhe Edit!

Gjatë bisedës mes tyre, të dy kanë folur hapur për marrëdhënien dhe për arsyet që kanë çuar në distancimin mes tyre pas rikthimit të Dolces nga Italia. Eduardi ka shprehur se ka vënë re një ftohësi nga ana e saj, duke e pyetur drejtpërdrejt për arsyen.

“Prej që je rikthyer nga ‘Grande Fratello’ kam parë një lloj ftohësie ndaj meje. Cila është arsyeja?”, ishte pyetja për Edin.

Nga ana tjetër, Dolce ka theksuar se e njëjta ndjesi ka ekzistuar edhe nga ana e tij, duke shtuar se pas rikthimit nuk e ka ndier praninë dhe mbështetjen e Eduardit, pavarësisht se të tjerët i kishin thënë se ai ishte shprehur emocionalisht për të.

“Nuk i kam dhënë llogari askujt për atë që kam këtu. E jona ka qenë një njohje”, u shpreh ajo, duke sqaruar se deklaratat e saj nuk kishin për qëllim të dëmtonin askënd.

Biseda përfundoi me një deklaratë të prerë nga ana e Eduard Kuçit, i cili tha se nuk ka më asgjë për të sqaruar dhe se nuk i intereson më raporti me Dolcen, duke lënë të kuptohet qartë se mes tyre gjithçka ka marrë fund dhe rrugët janë ndarë përfundimisht.