Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

SPAK lëshon urdhër arresti për drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, Ergys Agasin dhe Ermal Beqirin

SPAK lëshon urdhër arresti për drejtoreshën e AKSHI-t,

Me urdhër të SPAK, në zonën e Kodrës së Diellit në Tiranë u zhvillua një operacion për ekzekutimin e disa masave të sigurisë.

Mes masave të sigurisë që janë lëshuar me urdhër të SPAK, mësohet se është caktuar masa arrest shtëpie për drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj. Ndërkohë janë lëshuar dy masa arrest me burg për dy biznesmenët, Ergys Agasi dhe Ermal Beqirin. Por, ende nuk dihet nëse masat për dy biznesmenët janë ekzekutuar.

SPAK ende nuk ka dhënë asnjë sqarim për operacionin dhe as konfirmim zyrtar, ndërsa pritet të dalë me një deklaratë./L.F-dritare.net