Na ndiqni edhe në

Shqip

Gjuha ka bashkuar shqiptarët kur nuk kanë pasur shtet. Flet studiuesi Gjovalin Shkurtaj!

Gjuha ka bashkuar shqiptarët kur nuk kanë pasur shtet. Flet studiuesi

Gjovalin Shkurtaj, studiues i gjuhës dhe letërsisë shqipe në Shqip nga Rudina Xhunga u shpreh se shqiptarët duhet të kuptojnë se pasuria më e madhe që kanë është gjuha që ata flasin.

Zoti Shkurtaj theksoi se ka qenë gjuha ajo që ka bashkuar shqiptarët kudo që ndodheshin, në momentin që nuk kanë pasur shtet dhe ajo i mbajti gjallë shqiptarinë.

“Gjuha për shqiptarët është pasuria kryesore që kemi. Kemi shumë male, pak fusha se kështu kanë ardhur, duke na u rrudhur. Historianët kanë treguar me fakte se shqiptaria, hapësira shqiptare ka ardhur si fryt i një shtrëngese, i një kufizimi (Nish, Sofje, Shkup). Rrudhja ka ndodhur që na kanë çuar aty ku janë shumë male, ne ato male na kanë mbajtur gjallë sepse i kanë punuar ato toka aq mirë ata kopshtarët e vegjël saqë kanë përballuar pushimin dhe trysninë e të huajve.


Gjuha i ka bashkuar shqiptarët kur nuk kanë pasur shtet. Gjon Buzuku e fillon librin e tij duke bërë të ditur sa e vlefshme është shqiptaria, feja dhe gjuha. E kam vlerësuar këtë libër, jo vetëm se është një libër meshe, por është një punë e bërë me vullnet të mirë e njeriut që pa pasur shtet e quan veten shqiptar. Kërkon që të bëjë diçka për shqiptarinë, harxhon jetën e tij, shpirtin, paratë dhe shkon përtej Adriatikut, arrin ta botojë këtë libër. Duhet ta duam gjuhën shqipe, këtë element që na përbashkon.”, shprehet zoti Shkurtaj në DritareTV./M.K-dritare.net